Zbulohet jeta e dyfishtë e futbollistit, përveç gruas fëmijë dhe me modelen e njohur
Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, ka marrë vëmendjen e mediave botërore, për shkak të zbulimit të tradhtisë ndaj gruas Annie Kilner, me të cilën ka 3 fëmijë.
Por ajo që e bën më intriguese tradhtinë është jeta e dyfishtë që futbollisti bënte për rreth dy vite. Teksa ishte i martuar, ai mbante një lidhje paralele me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe një vajzë.
Javën e kaluar, ylli i City kërkoi falje publike për tradhtinë dhe jetën e dyfishtë: “Annie është një grua e mrekullueshme dhe unë i kërkoj falje për shqetësimin që i kam shkaktuar. Ajo ka qenë pjesë e jetës sime për kaq shumë kohë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë për hir të fëmijëve tanë.”
Falja e tij erdhi pasi gruaja njoftoi ndarjen në Instagram : “Mjerisht, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle. Nuk dua të komentoj më tej qëndrimin.”
Ishte modelja Lauryn ajo e cila njoftoi jetën e kaluar jetën dyfishtë të futbollistit të njohur.
Ajo tregoi se si vendosi t’i zbulonte të vërtetën gruas së Walker, në mënyrë që të gjithë të mund “të jetonin jetën e tyre si të rritur”. Influencuesja 32-vjeçare, e cila u bë e famshme në reality shoë The Only Way is Essex , tha për The Sun: “Insistoja te Kyle, që duhet t’i tregonte gruass eishte babai i vajzës sonë”.
“Ne duhet ta nisim vitin 2024 në një mënyrë të hapur”, tha ajo.
Futbollisti ka nisur një proces divorci me nënë e tre fëmijëve, ku ajo pritet të marrë gjysmën e pasurisë prej 30 mln euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë