“Je në Vëllazërinë Myslimane”, si nisi përplasja e Benzemasë me ministrin francez
Karim Benzema po kalon një periudhë të errët në karrierën e tij si futbollist, pasi aventura në Arabinë Saudite nuk po shkon siç duhet. Krahas kësaj, lojtari duket se nuk po gjen qetësi as në jetën jashtë sportit, ku tashmë i duhet të merret dhe me drejtësinë. Në fakt ka qenë vetë sulmuesi i Al Ittihad, ai i cili ka ngritur një padi ndaj ministrit të brendshëm të Francës, Gerald Darmanin.
Shkak është bërë një përplasje mes Darmanin e Benzema, por që u përfshinë dhe politikanë të tjerë francezë, teksa gjithçka ndodhi virtualisht. Pas nisjes së luftës Izrael-Palestinë, Benzema doli në mbështetje të palestinezëve. Mënjëherë pas këtij qëndrimi reagoi Darmanë, ku pohoi se “Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane”.
Pas kësaj deklarate, nuk vonoi shumë as ajo e Valerie Bojer, një tjetër politikane. Ajo kërkoi që futbollistit t’i hiqet Topi i Artë. Edhe eurodeputetja Nadine Morano e akuzoi publikisht për propagandë në favor të Hamasit. Këto reagime shkaktuan zemërim tek Benzema, i cili ka paditur fillimisht ministrin e Brendshëm, ndërsa ka pohuar se më pas është radha e Morano. Në rast se gjykata do ti japë të drejtë lojtarit ai do të përfitojë 12 mijë euro, shumë e cila do të shkojë për bamirësi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Benzema: Zgjodha Arabinë Saudite sepse jam mysliman
- Benzema ngre padi kundër ministrit të Brendshëm francez
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë