Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje të hënën për masa të menjëhershme për ta mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse, teksa vendi po përballet me rritje të inflacionit.
Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme të kuptohet qartë çfarë po e shkakton atë dhe të merren vendime të duhura, pa vonesa”. Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Rritja e shkallës së interesit është një prej mënyrave për forcim të valutës së një vendi edhe për ulje të ritmit të inflacionit. Banka Qendrore e Rusisë veçse e ka rritur normën e interesit në 13 për qind. Putin ka thënë se beson në politikat ekonomike të Rusisë.
“Jam i sigurt që Banka Qendore po punon me profesionalizëm dhe çfarë është e rëndësishme në mënyrë të koordinuar”.
Ministria e Ekonomisë ka thënë se parashikimet për inflacionin këtë vit shkojnë në 7.5 për qind.
Sipas ekspertëve, Zyra ruse e Statistikave e ka ndryshuar mënyrën e kalkulimit të të dhënave më 2023, në krahasim me vitin 2022, në mënyrë që shifrat përfundimtare të jenë më të vogla.
Pavarësisht rritjes së inflacionit, Putini ka thënë se është i kënaqur me gjendjen e ekonomisë.
“Ne i kemi mbijetuar një presioni të pashembullt prej jashtë, presion me sanksione nga disa elita në bllokun e ashtuquajtur perëndimor”, ka thënë ai.
Sanksionet e Perëndimit janë rezultat i nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta