A do sjellë pasoja censi? Ministrja Ibrahimi: Ja çfarë do ndodhë…

18 Shtator 2023 | 21:30

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth censusit të banesave dhe të popullsisë.

Ministrja Ibrahimi e pyetur se çfarë pasojash do të sjellë në rast se me Censin do të mësohet se numri i popullsisë është më i ulët nga  2,8 milionë, tha se në radhë të parë censusi i popullsisë do të japë një panaoramë të qartë dhe të pakundërshtueshme të numrit të saktë të banorëve.

Ajo shtoi se numri tashmë nuk është më 2,8 milionë banorë dhe se emigrimi është një çështje që edhe pse ëhstë fenomen normal, e shqetëson qeverinë.

“Censi bëhet pikërisht për të bërë fotografimin e numrit të popullsisë në radhë të parë, për të dhënë një shifër të saktë e cila do të jetë pa diskutim e pakontestueshme dhe duke qenë se do të përdoret teknologjia e fundit që lë gjurmë në çdo hap të procesit, aktualisht popullsia e regjistruar në fillim të vitit 2023 është 2 milionë e 761 mijë banorë, pra nuk është më 2.8 milionë dhe rënia e popullsisë ka vite që edhe në statistika që kanë qenë të bazuara në vrojtime dhe jo në fotografim të plotë është reflektuar në rënie.

Emigracioni është një shqetësim jo vetëm i opozitës dhe gazetarëve por është edhe një shqetësim i qeverisë të cilën ne mundohemi ta adresojmë nëpërmjet politkave të ndryshme. Shqetësimi ndryshon se ne duhet të ndërtojmë politika që njerëzit të qendrojnë në vend”,-tha ministja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026