“Kur Kosova e kishte mirë me ndërkombëtarët, Serbia humbi”, analiza e Faton Topallit
Analisti Faton Topalli ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth situatës në Kosovë.
Ai tha se për sa kohë Kosova ka pasur përkrahjen e ndërkombëtarëve ishte Serbia ajo që humbiste, por kohët e fundit gjërat duket se kanë ndryshuar.
Sipas tij në këto kohë Kosova ka një pozicion më të dobët se Serbia në sytë e ndërkombëtarëve.
“Kur Kosova kishte përkrahjen e ndërkombëtarëve Serbia humbi. Aktualisht ne nuk e kemi përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Në fakt kemi zotime që do të dëshironim që Kosova të ketë një qëndrim më të mirë, por nuk është se bashkësia ndërkombëtare në këtë moment është me qeverinë e republikës së Kosovës. Këtu mendoj se Kosova ka një pozicion më të dobët se sa e ka Serbia”,-tha Faton Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë