Putin bën thirrje për mbrojtjen e Rusisë nga sulmet kibernetike

20 Maj 2022 | 20:33

Presidenti Vladimir Putin bëri thirrje për veprime në mënyrë që të përmirësohet rezistenca e Rusisë ndaj sulmeve kibernetike.

Ai u shpreh se Rusia ndodhet nën shënjestrën e vazhdueshme të sulmeve kibernetike, që prej ditës kur dërgoi trupa në Ukrainë, shkruan BBC.

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm. Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit”, tha Putin gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Sipas Putin, sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin “qartësisht të koordinuara” dhe synonin të merrnin informacione nga mediat, institucionet financiare dhe portalin qeveritar në Rusi.

Putin nënvizoi se mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar institucionet shtetërore dhe të industrisë, si dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026