Putin dëshiron të vrasë të gjithë kombin tonë, thotë zyrtari ukrainas

24 Prill 2022 | 14:01

Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dëshiron të vrasë kombin ukrainas.

Fedorov, i cili u arrestua nga forcat ruse për pesë ditë në mars, tha se qyteti i tij është në një situatë shumë të vështirë dhe të rrezikshme, shkruan CNN. Fedorov u lirua si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

Kryebashkiaku shtoi se qytetarët e Melitopolit nuk janë në gjendje të marrin ndihma.

“Ne nuk mund të dërgojmë ndihma humanitare.  Kjo është arsyeja pse është një situatë shumë e rrezikshme”, u shpreh ai.

Forcat ruse pushtuan Melitopolin, në Ukrainën juglindore, brenda disa ditësh nga fillimi i pushtimit.

Fedorov foli në Parlamentin Europian në Bruksel të mërkurën, ku u bëri thirrje ligjvënësve europianë të ndihmojnë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026