Putin dhe Xi folën për jetëgjatësinë 150-vjeçare pa e ditur se po regjistroheshin
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, të dy 72 vjeç, diskutuan për pavdekësinë dhe një jetëgjatësi prej të paktën 150 vjetësh, pa e ditur se biseda ishte regjistruar në një kamera sigurie para fillimit të një parade të madhe në Pekin, raportoi sot Politico.
Të dy udhëheqësit thuhet se diskutuan mundësinë e pavdekësisë përmes transplanteve të organeve dhe procedurave të avancuara mjekësore.
“Më parë, njerëzit rrallë jetonin deri në 70 vjeç, por sot në moshën 70 vjeç je ende fëmijë”, i tha Xi Putinit me ndihmën e një përkthyesi.
Putini u përgjigj se organet njerëzore, me zhvillimin e bioteknologjisë, mund të transplantohen vazhdimisht dhe njerëzit mund të ripërtërijnë veten, “dhe madje të arrijnë pavdekësinë”.
“Parashikimet janë se në këtë shekull ka një shans për të jetuar 150 vjet”, shtoi Xi.
Kina ka një histori të gjatë të marrjes së organeve nga të burgosurit e ekzekutuar, gjë që u ndalua zyrtarisht në vitin 2015, por kjo nuk e ka frenuar praktikën pasi qeveria synon pakicat për organe, përfshirë ujgurët që përballen me gjenocid në pjesën perëndimore të vendit, shtoi Politico.
Vitin e kaluar, gazeta The Times e Londrës raportoi se zyrtarët e Kremlinit i kishin udhëzuar shkencëtarët të përshpejtonin kërkimet kundër plakjes, duke u përqendruar në degjenerimin qelizor, rënien njohëse dhe forcimin e sistemit imunitar.
Hot-mic moment at the Beijing parade.
Xi: “People rarely lived past 70 before. Now at 70 you’re still a child.”
Putin: “With biotech, organs can be replaced endlessly… people could even reach immortality.”
Xi: “Some predict people might live to 150 this century.” pic.twitter.com/VRj02vkFxO
— Clash Report (@clashreport) September 3, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend