Putin njeh pavarësinë e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës

21 Shkurt 2022 | 19:53

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pritet të njohë pavarësinë e dy rajoneve rebele në lindje të Ukrainës, bëri me dije Kremlini zyrtar, duke shkelur protokollin e vitit 2015 që i dha fund konfliktit në Donbas por ndezi më tej tensionet mes dy vendeve.

Vendimi i Putinit për të marrë në konsideratë njohjen e rajoneve separatiste, të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, kërcënon t’i hedhë benzinë zjarri, me sanksionet kundër Rusisë të përgatitura tashmë nga Brukseli, shkruan Euronews.

“Sigurisht, nëse ka aneksim, do të ketë sanksione. Dhe nëse ka një njohje, unë do t’i vendos sanksionet në tryezë dhe ministrat do të vendosin”, tha Josep Borrell, kryediplomati i BE-së, në fund të një takimi ministror në Bruksel.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kërkuan që këshillat e sigurisë të vendeve të tyre të mblidhen për takime urgjente lidhur me lajmet nga Kremlini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026