Putin emëron Sergei Shoigu si sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

13 Maj 2024 | 07:55

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për emërimin e Sergei Shoigu si sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, duke zëvendësuar Nikolai Patrushev.

Emërimi vjen pasi Putin propozoi të emërojë Andrei Belousov si ministër të mbrojtjes të vendit në vend të Shoigu, i cili ka shërbyer në këtë post për vite me rradhë. Riorganizimi vjen pasi Putini fillon mandatin e tij të pestë presidencial dhe ndërsa lufta në Ukrainë zvarritet për të tretin vit.

Ndryshimi vjen disa javë pasi Timur Ivanov, një zëvendësministër rus i mbrojtjes i ngarkuar me projektet e ndërtimit ushtarak, u burgos në pritje të një hetimi dhe gjyqi me akuzat për ryshfet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026