Putin i gatshëm për bisedime, vlerëson Sllovakinë si vend neutral ndaj luftës
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është e hapur të ndjekë bisedimet për paqen me Ukrainën në Sllovaki.
Qëndrimin e tij Putin e shprehu pas takimit të Këshillit Ekonomik Euro-aziatik në Shën Pietërburg dhe pas një bisede kokë më kokë me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico në Moskë.
“Kryeministri Fico foli i pari për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë. Unë nuk e di se çfarë mund të thuhet kundër tij nga dikush në Evropë, por ai foli për këtë dhe po e ndjek çështjen me vëmendje”, tha Putin.
Vizita surprizë e Fico në Moskë është përballur me kritika pasi është konsideruar një goditje e rëndë ndaj unitetit të BE-së kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Kryeministri Sllovak tha se e kishte bërë vizitën për shkak të refuzimit të Kievit për të zgjatur tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës, pasi kontrata të përfundojë në fund të vitit.
Disa mijëra persona e kontestuan vizitën e tij. Opozita sllovake e quajti tradhti ndaj aleatëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij