Vuçiç takon ambasadorin rus, merr kartolinë nga Putin
24 Dhjetor 2024 |
22:40
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Karçenko, me të cilin tha se folën për marrëdhëniet Serbi–Rusi por edhe për situatën në Kosovë.
Vuçiçi bëri të ditur gjithashtu se pranoi edhe një kartolinë të Vitit të ri dhe Krishtlindjeve nga presidenti rus, Vladimir Putin, të cilës tha se iu përgjigj me urime për mirëqenie të qytetarëve të Rusisë.
“Gjithashtu, e njoftova ambasadorin në mënyrë më të detajuar për situatën në Kosovë”, shkroi Vuçiç.
“E ritheksova se Serbia vazhdon të luftojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu theksova nevojën për një zgjidhje përfundimtare të këtyre sfidave të kahershme”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
Ndryshe nga protesta e kaluar para Parlamentit, ku protestuesit dhe aktivistët ishin “armatosur” me vezë, këtë të hënë ata kanë mbërritur në tubim me domate...
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara