Putin i quan liderët evropianë “derrkuca të vegjël”
Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derrkuca të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj territoriale në Ukrainë qoftë përmes diplomacisë, qoftë me forcë ushtarake.
Duke folur në një takim vjetor me Ministrinë e Mbrojtjes, Putin tha se synimet e asaj që Moska e quan “operacioni i veçantë ushtarak” do të përmbushen “pa kushte”.
“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor”, tha ai sipas The Guardian, “atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushëbetejë”, raporton KosovaPress.
Putin pretendoi se administrata e mëparshme amerikane e kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej apo edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Më pas ai sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar ata se iu bashkuan administratës së Joe Bidenit. “Derra të vegjël të Evropës iu bashkuan menjëherë punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga shembja e vendit tonë”, tha Putin.
Komentet e ashpra të Putinit erdhën në një kohë kur zyrtarë amerikanë pohuan se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90 për qind të çështjeve më të vështira. Megjithatë, mbeten dyshime të mëdha nëse lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij gjithëpërfshirëse.
LEXONI GJITHASHTU:
BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit