Putin jep dritën e gjelbër për misionin e OKB-së në impiantin e Zaporizhias
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia.
Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.
Vetë presidenti ukrainas vlerësoi angazhimin e një ekipi të OKB-së.
“Diplomatët ukrainas, partnerët tanë dhe përfaqësues të OKB-së po punojnë për detajet specifike për misionin që do të dërgohet në Zaporizhia. Në këtë mënyrë, siguria në impiant mund të rivendoset. Ndaj i jam mirënjohës kujtdo që iu bashkua kësaj nisme. Nëse shantazhi rus me kërcënimin atomik vazhdon, kjo verë do të hyjë në historinë e Evropës si një nga më tragjiket e të gjitha kohërave”, u shpreh Zelenksi.
Gjatë një vizite në portin e Odesës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për demilitarizimin e centralit bërthamor, që ndodhet nën kontrollin e rusëve, nga frika se mund të ndodhë një katastrofë.
“Sekretariati i OKB ka kapacitetet, logjistikën dhe sigurinë e duhur për të mbështetur misionin dhe për t’u zhvendosur nga Kievi në Zaporizhia”, u shpreh Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Ndërkohë, për herë të parë Shtetet e Bashkuara deklaruan të premten se do të pajisin Ukrainën me dronët mbikëqyrës “Scan Eagle”, automjete rezistente ndaj minave, autoblinda dhe armatime të tjera, me qëllim rimarrjen e territorit të humbur.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920