Putin: Moska nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

2 Shtator 2025 | 17:19

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që është e mundur të gjendet një kompromis për të ofruar siguri si për Rusinë, ashtu edhe Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha pas samitit të tij me Putinin të mbajtur në Alaskë muajin e kaluar se ai mendon që Putini është “i lodhur” nga lufta në Ukrainë, por mbetet të shihet nëse mund të arrihet paqja dhe të ndalet konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina dhe udhëheqësit e Evropës Perëndimore kanë thënë se nuk besojnë se Putini është serioz sa i përket arritjes së paqes në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, atëherë Putini mund të sulmojë Evropën dhe aleancën ushtarake të NATO-s.

Në deklaratat e bëra në Kinë, Putin i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “histeri” nga njerëz të papërgjegjshëm, që sipas tij, e paraqesin Rusinë si armik.

Putin pretendoi se Rusia ishte e detyruar të vepronte në Ukrainë për shkak të asaj që ai e përshkroi si përpjekjen e Perëndimit, me ndihmën e NATO-s, për të “përvetësuar gjithë hapësirën post-sovjetike”.

“Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE, ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar”, tha Putin gjatë bisedës me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Kinë. “Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër… Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026