Vuçiç vizitë zyrtare në Kinë, pritet të takohet me Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Pekin nga 2 deri më 4 shtator, ku do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, bëri të ditur Presidenca e Serbisë.
Sipas njoftimit, Vuçiç do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë kinezë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha. Vizita bëhet me ftesë të Xi Jinping dhe përfshin pjesëmarrjen e presidentit serb në ngjarjet përkujtimore për 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, ku më 3 shtator Kina do të organizojë një paradë ushtarake për të shënuar dorëzimin zyrtar të Japonisë. Autoritetet kineze konfirmuan se në paradë do të marrin pjesë edhe udhëheqës të Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Iranit, Kubës, Indonezisë, Mianmarit, Pakistanit dhe Malajzisë.
Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, gjatë vizitës Vuçiç dhe Putin do të diskutojnë bashkëpunimin ruso-serb, përfshirë sektorin e energjisë. Ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov, bëri të ditur se është planifikuar një “shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet kryesore të bashkëpunimit ruso-serb”.
Ky do të jetë takimi i dytë i Vuçiç me Putinin këtë vit. I pari u zhvillua në fillim të majit gjatë ceremonisë së Ditës së Fitores në Moskë, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkallë të plotë në shkurt 2022. Zyrtarisht, Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e arsyetuar qëndrimin me mbështetjen politike që Moska i jep për çështjen e Kosovës.
Pavarësisht kritikave nga Bashkimi Evropian, Beogradi vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Moskën dhe Pekinin në fushat e mbrojtjes, ekonomisë dhe politikës, ndërkohë që Brukseli ka theksuar se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje