Putin nga samiti në Kinë: Bisedimet në Alaskë me SHBA janë një rrugë drejt paqes

1 Shtator 2025 | 10:41

Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një samit të organizuar nga Pekini në Tianjin të Kinës, mbrojti sulmin e tij ndaj Ukrainës të martën, duke fajësuar përsëri Perëndimin për shkaktimin e konfliktit.

“Kjo krizë nuk shpërtheu nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”, tha Putin gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Deklarata i referohet lëvizjes pro-evropiane Maidan në Ukrainë, e cila e detyroi presidentin pro-rus të vendit të largohej nga pushteti në vitin 2014.

Moska më pas kishte aneksuar gadishullin e Krimesë dhe kishte mbështetur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, duke shkaktuar një luftë civile.

“Shkaku i dytë i krizës janë përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën në NATO”, shtoi udhëheqësi rus.

Putin i bëri këto komente para aleatëve të tij kryesorë, Presidentit kinez Xi Jinping, Kryeministrit indian Narendra Modi dhe Presidentit iranian Masud Peskov.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet dhe propozimet e Kinës, Indisë dhe partnerëve tanë të tjerë strategjikë, të cilat synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës ukrainase”, tha presidenti rus.

Vladimir Putin tha gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë samitit në gusht me Presidentin e SHBA-së Donald Trump hap rrugën për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë.

“Do të theksoja gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë takimit të fundit Rusi-SHBA në Alaskë, shpresoj, do të kontribuojë gjithashtu në këtë qëllim”, shtoi presidenti rus.

Ai tha se e kishte informuar Xi-në në detaje të dielën rreth asaj që ishte arritur në bisedimet e tij me Trump dhe punës “që është duke u zhvilluar tashmë” për të zgjidhur konfliktin, duke shtuar se do të jepte më shumë detaje në takimet dypalëshe me udhëheqësin kinez dhe të tjerët.

“Që zgjidhja ukrainase të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, shkaqet rrënjësore të krizës duhet të adresohen”, theksoi ai.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait shihet nga Pekini dhe Moska si një kundërpeshë ndaj NATO-s.

Në margjinat e samitit të Tianjin, Putin do të zhvillojë sot bisedime me presidentët e Turqisë dhe Iranit dhe me kryeministrin indian.

Xi dhe Putin do të zhvillojnë bisedime nesër, të martën, në Pekin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026