“Putin ish-agjent, mund ta manipulojë Trumpin”, John Bolton flet në Euronews Albania

18 Mars 2025 | 14:22

John Bolton, ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi situatën gjeopolitike në Ukrainë dhe Ballkan, pas ardhjes në pushtet të Donald Trump.

Duke u ndalur tek telefonata që Trump pritet të ketë këtë të martë me Putin në lidhje me arrtitjen e një armëpushimi në Ukrainë, Bolton shprehu frikën se presidenti amerikan mund të jetë i manipulueshëm.

Ish-bashkëpunëtori i Trump gjatë mandatit të parë, theksoi se Putin si një ish-agjent i KGB-së është më i përgatitur për negociata dhe mund ta manipulojë presidentin amerikan që vjen nga fusha e biznesit.

“Telefonata mes Trump dhe Putin mendoj se do të jetë shumë domethënëse. Në fakt, kam shqetësime se cilat do të jenë rezultatet e saj. Mendoj se presidenti Trump ka pranuar shumë nga Rusia deri tani, dhe ajo që Putin do të kërkojë akoma janë më shumë favore. Mendoj se Putin mund ta manipulojë Trumpin, duke pasur parasysh që ai ka qenë më parë një agjent i KGB-së. Mendoj se Putin e ka pritur këtë telefonatë për të marrë disa vendime të rëndësishme për atë se çfarë do të ndodhë më pas, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën. Trump ka thënë shpesh se ai dhe Putin janë miq, por nuk mendoj se kjo është mënyra se si Putin e sheh këtë marrëdhënie. Mendoj se Putin mendon se Trump manipulohet lehtësisht, dhe kjo është ajo që ai do të përpiqet të bëjë gjatë kësaj telefonate”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026