Putin nderon brigadën e akuzuar nga Ukraina për krime lufte në Buça

18 Prill 2022 | 19:27

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nderuar brigadën e akuzuar nga Ukraina për kryerjen e masakrave ndaj popullsisë civile në qytetin Buça.

Putin nënshkroi dekretin për ndarjen e titullit “Mbrojtës” për Brigadën e 64-të të pushkëve të motorizuara për mbrojtjen “e atdheut dhe interesave të shtetit”. Në dekret pjesëtarët e kësaj brigade u lavdëruan për heroizmin masiv dhe guximin si dhe këmbënguljen.

Putin nënshkroi gjithashtu një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (62,000 dollarë), nëse një rus i agjencisë kufitare vdes teksa shërben në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Autoritetet ukrainase thonë se më shumë se 300 civilë u vranë nga rusët në Buça, shkruan BBC.

Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve, duke i cilësuar të rreme imazhet e trupave të pajetë që janë publikuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026