Putin nënshkruan dekretin që u mundëson ukrainasve marrjen e nënshtetësisë ruse
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkuar një dekret që mundëson thjeshtimin e procedurave për qytetarët e Ukrainës, të cilët duan të marrin nënshtetësi ruse.
Më parë, një procedurë e thjeshtuar zbatohej vetëm për banorët e Donetsk dhe Luhansk, të vetëshpallura si republika separatiste të pavarura, shkruan Reuters.
Që nga 25 maji, dekreti është aplikuar edhe për banorët e dy rajoneve të Ukrainës, Kherson dhe Zaporozhye, pjesë të të cilave u pushtuan gjatë pushtimit rus.
Ndërsa, autoritete ukrainase kanë dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti Putin.
“Dekreti i lartpërmendur është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, i papajtueshëm me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij