Putin nis hakmarrjen për revoltën e Wagner, “zhduket” komandanti i dytë i ushtrisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur hakmarrjen ndaj atyre që kishin dijen apo kishin bashkëpunuar me për rebelimin e Wagner.
Një ndër ta është dhe Gjeneralkoloneli Sergei Surovikin, i cili ishte komandanti i dytë i ushtrisë ruse. Sipas raportimeve në mediat ruse, ai është arrestuar por zyrtarisht nuk ka konfirmime edhe pse është rritur shqetësimi për zhdukjen e tij.
Dy burime pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes i konfirmuan The Moscow Times për arrestimin – edhe pse nuk është bërë e ditur zyrtarisht
Një burim tha se Surovikin kishte zgjedhur anën e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë rebelimit dhe për këtë arsye ai ishte arrestuar.
Të pyetur se ku ndodhet tani gjenerali, ata thanë: “Ne as që e komentojmë këtë informacion përmes kanaleve të brendshme”.
Lajmi vjen pasi gjenerali i lartë rus, i cili thuhet se kishte njohuri të avancuara për rebelimin e mercenarëve të Wagner, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.
Inteligjenca amerikane kishte thënë më parë se Surovikin dinte për planet e Prigozhin për t’u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times.
Para nisjes së kryengritjes, Prigozhin ishte shprehur i nervozuar kundër Sergei Shoigu, ministrit rus të mbrojtjes, dhe Valery Gerasimov, shefit të shtabit të përgjithshëm, duke i fajësuar ata për dështimet në Ukrainë dhe mungesën e mbështetjes së ushtrisë për luftëtarët Wagner.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës