Putin po dërgon gratë e burgosura në luftë
Rusia po dërgon për herë të parë gra të burgosura në luftën kundër Ukrainës, ndërsa Vladimir Putin po përpiqet të kompensojë viktimat e luftës.
“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Edhe më parë është raportuar në media të ndryshme se disa prej të dënuarave janë transferuar në burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftës.
Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, tha se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tani.
Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Ëagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime pse.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë