“I detyrohet”- Gazetari: Si Ilir Meta po mbahet peng nga Berisha

14 Mars 2023 | 12:12

Gazetari Flogert Muça është shprehur se kreu i PL, Ilir Meta po shfrytëzon Sali Berishën për të maksimizuar votën.

Në  një intervistë për Euronews Albania, se Meta e di që nuk mund të marrë  bashki nga zgjedhjet e 14 majit, por mund të bëhet faktor kryesor nëpërmjet këshillave bashkiakë.

Më tej ai nënvizoi se secila parti brenda koalicionit do të ketë listën e vet  të këshilltarëve.

“Çfarë do të ndodhë pasi Meta do të vazhdojë këtë rrugëtim me Berishën. Meta nuk është budalla. Meta do të ishte bërë shefi i të tjerëve nëse nuk do të kishte një siklet ose disa detyrime ndaj Berishës. Berisha e ka marrë ‘peng’ Metën.

Berisha nuk e njeh SPAK. Meta po ashtu ka hallet e tij. Të vetmen  mundësi që kanë është të jenë bashkë, të kenë një kapital politik dhe të thonë se janë faktorë stabiliteti. Secila parti brenda koalicionit do të  ketë listën e vet të këshilltarëve. Këtë lëvizje Meta e ka bërë gjatë gjithë historisë së vet politike. Meta e di se nuk ka shanse që të marrë bashki. Nesër mos u çudit nëse do të kaloj në krahun tjetër.

Meta duke shfrytëzuar Berishën, tenton të maksimizojë votën e tij për këshilltarë bashkiak dhe për t’u bërë ai faktor dhe jo Berisha”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026