Putin-Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.
Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.
Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.
Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse.
Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësi polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës pjesë të së cilës dikur i kanë takuar Polonisë dhe që ta pushtojë territorin atje.
“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.
Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë