Vasili hermetik pas daljes nga SPAK, ‘kyç gojën’ përpara mediave: Shkoni pyesni ata
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, njëherazi dhe nënkryetar i kësaj force politike, ka zgjedhur të mos japë detaje mbi arsyen pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte.
Pas daljes nga SPAK, Vasili deklaroi vetëm se u mor në pyetje si person në dijeni, por nuk dha detaje se mbi çështjen që ishte pyetur. Nënkryetari i PL iu drejtua gazetarëve se nëse duan informacion, pyetjet të mos ia drejtojnë atij por organit të akuzës.
“Për çështjen që kishin interes ata. Mund të shkoni t’i pyesni vetë. U pyeta si person në dijeni, për çështjet që kishin interes ata”, tha Vasili.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Vasili është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura antikorrupsion për lobimin e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.
SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.
Më herët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë