Putin: Rusia dhe SHBA kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të veçanta…

6 Korrik 2025 | 14:16

Në një intervistë me prezantuesin televiziv rus Pavel Zarubin, Presidenti Vladimir Putin ka theksuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara historikisht kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe të veçanta.

Sipas Putin, të dy vendet kanë arritur gjithmonë të gjejnë gjëra që i bashkojnë, duke përmendur ndihmën që Rusia i ka dhënë SHBA-së gjatë periudhave të ndryshme të historisë.

“Ne gjithmonë kemi pasur, për një kohë shumë të gjatë, marrëdhënie shumë të mira dhe të veçanta me Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se Rusia ka mbështetur aspiratat e SHBA-së për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, dhe më pas ka ofruar ndihmë me armë dhe para. Putin theksoi gjithashtu se Rusia ka qenë një mbështetëse e fortë e Perëndimit gjatë Luftës së Veriut, duke kontribuar në formimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Putin gjithashtu foli për takimin me Donald Trump më 3 korrik, ku diskutuan kontributin e Moskës në pavarësinë dhe shtetësinë e SHBA-së, duke e uruar atë për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik. Sipas tij, Rusia ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të kolonive amerikane, duke ruajtur neutralitetin gjatë luftës kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe njohur autoritetin e qeverisë së Uashingtonit pas Luftës Civile Amerikane, kur qeveria perandorake në Shën Petersburg njohoi autoritetin mbi të gjithë territorin e SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker

Aktorja irlandeze Brenda Fricker ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç. Fricker fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse në vitin 1990 për...
16:13 | 17/07/2026

Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA

Rastet e ciklosporiazës janë rritur ndjeshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, me një shpërthim prej gati 1,000 rastesh të raportuara në Michigan....
16:07 | 17/07/2026

U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur

Një detar indian i cili u zhduk pas një sulmi ndaj anijes së tij të dielën është konfirmuar i vdekur, tha në një deklaratë Unioni...
15:57 | 17/07/2026