Putin shkarkon zv.ministrat e Mbrojtjes të Rusisë, emëron kushërirën e tij

17 Qershor 2024 | 18:20

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se ka shkarkuar katër zëvendësministra të Mbrojtjes.

Sipas mediave të huaja që citojnë deklaratat e Kremlinit, Nikolay Pankov, Ruslan Tsalikov, Tatyana Shevtsova dhe Pavel Popov janë liruar të gjithë nga detyra e zv.ministrave.

Po ashtu, raportet sugjerojnë se kushërira e Putinit, Anna Tsivileva, tani është bërë zëvendësministre e Mbrojtjes.

Putin ka emëruar Anna Tsivileva, për të cilën mediat ruse thonë se është vajza e kushëririt të Presidentit, si zëvendësministre e Mbrojtjes.

Leonid Gornin, zëvendësministër i Financave, do të jetë zëvendësministër i parë i Mbrojtjes nën ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov.

Pavel Fradkov, djali i ish-kryeministrit Mikhail Fradkov, u emërua gjithashtu zëvendësministër i Mbrojtjes, së bashku me Oleg Savelyev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026