Putin shpall ligjin ushtarak, firmos dekretin për 4 rajonet ukrainase të aneksuara

19 Tetor 2022 | 17:04

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar një dekret që parashikon zbatimin e ligjit ushtarak në 4 rajonet e aneksuara të Ukrainës.

Zonat në fjalë, Khersoni, Zaporizhia, Donjecku dhe Luhansku, nuk ndodhen tërësisht nën kontrollin rus dhe komuniteti ndërkombëtar ka deklaruar se nuk do t’i njohë kurrë ato si territore ruse.

Sidoqoftë, Putin e bëri njoftimin e tij gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë. Ai saktësoi se ligji ushtarak kishte hyrë në fuqi në 4 rajonet e sipërpërmendura përpara se ato të bashkoheshin me Rusinë.

“Tani duhet vetëm të formalizojmë këtë regjim me modelin e legjislacionit rus”, deklaroi Putin.

Për kreun e Kremlinit, dekreti për ato që ai i quan “pjesë të Federatës Ruse”, do t’i dërgohet menjëherë Këshillit Federal.

Ky institucion do të vlerësojë dekretin e presidentit sa më shpejt të jetë e mundur.

Në vijim të fjalimit të tij, Putin bëri të ditur se ka nënshkruar edhe një dekret që vendos kufizimin e lëvizjes në 8 rajone të tjera të Ukrainës.

Bëhet fjalë për rajonet Krasnodar, Belgorod, Briansk, Voronezh, Kursk dhe Rostov, në kufi të Ukrainës, si dhe në territoret e Krimesë dhe Sevastopolit, të aneksuara nga Moska në 2014-n.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro

Egjipti pritet të marrë 1.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim, i pari nga dy këste të mbetura të një pakete ndihme...
14:49 | 04/07/2026

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026