Putin takohet me ish-komandantin e Wagner Andrei Troshev

29 Shtator 2023 | 12:31

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me një nga ish-komandantët më të lartë të grupit mercenar Wagner, për të cilin Kremlini thotë se tani punon për ministrinë e mbrojtjes.

Andrei Troshev është një ish ndihmës i shefit të ndjerë të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra në një aksident avioni në gusht.

Vdekja e tij erdhi dy muaj pasi trupat e Wagner marshuan për një kohë të shkurtër në Moskë.

Presidenti Putin i kërkoi  Troshev të mbikëqyrte njësitë luftarake vullnetare në Ukrainë, tha Kremlini.

Duke iu drejtuar Troshev, presidenti rus tha se ai mund të “njësi vullnetare që mund të kryejnë detyra të ndryshme luftarake, mbi të gjitha, natyrisht, në zonën e një operacioni të posaçëm ushtarak”, duke iu referuar Ukrainës.

“Ju dini për çështjet që duhet të zgjidhen paraprakisht në mënyrë që puna luftarake të shkojë në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme”, shtoi Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Pesko tha Troshev “tani punon në ministrinë e mbrojtjes”.

Takimi vjen ndërsa Putin përpiqet të rikthejë autoritetin e tij pas rebelimit të Wagnerit në qershor.

Në hapësirën e vetëm 24 orësh, Prigozhin organizoi një kryengritje, duke dërguar trupa në qytetin jugor të Rostovit, pastaj më tej drejt Moskës, përpara se të tërhiqej. Ishte sfida më e madhe për autoritetin e zotit Putin në dy dekada.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026