“Vrapo mami vdiq”- Detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçares, u përlesh me burrin në rrugë

29 Shtator 2023 | 11:54

“Vrapo, mami vdiq!” Ishte kjo thirrja e vajzës së Klodiana Vefës e cila është gjetur e vdekur në rrugë nga fëmijët e saj mbrëmjen e së enjtes.

35-vjeçarja u vra nga 3 plumba pas një debati me bashkëshortin e saj Alfredin.

Sipas dëshmive, çifti shqiptar i cili prej kohësh jetonte në Itali kishte mosmarrëveshje dhe burri ishte larguar nga shtëpia, por nuk ishin ndarë ligjërisht. Klodiana jetonte vetëm me fëmijët, një vajzë e një djalë, 17 e 14 vjeç.

Tragjedia ndodhi në një trotuar afër banesës dhe ishin fëmijët ata që pasi dëgjuan të shtënat dolën për të parë të ëmën pa jetë.

Në skenën e krimit janë gjetur vetëm gëzhojat e plumbave pasi autori i krimit ka marrë armën dhe është larguar me një golf të bardhë. Policia italiane po punon për kapjen e tij, ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli.

Ndërkaq, nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë xhelozia e Alfredit. Ka pasur dhe raste të tjera të cilat nuk janë denoncuar asnjëherë nga Klodiana.

“Fatkeqësisht, së fundmi ndodhi një fatkeqësi në Castelfiorentino, zona Puppino. Një vajzë u vra, me sa duket pas një debati. Është vërtet herët për të zbuluar informacione për atë që ka ndodhur dhe për të diskutuar hipotezat që ende po shqyrtohen nga policia. Është një kohë për heshtje dhe për t’u mbledhur rreth një familjeje të prekur nga një ngjarje e tmerrshme,” – shkroi kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026