“Jam beton e xham”, Postimet e fundit të shqiptares që u vra nga burri në Itali

29 Shtator 2023 | 10:21

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve që sipas informacioneve nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por kishin pasur probleme.

Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë,’ – shkruante ajo krah një postimi në Instagram më 17 shtator.

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre,” – thuhej në një postim tjetër, ndërkohë që shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi,” – shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026