Nënë e dy fëmijëve, kush është shqiptarja që u vra me plumb në kokë

29 Shtator 2023 | 09:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

35-vjeçarja me origjinë shqiptare Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë rrugës për në banesën e saj teksa po kthehej nga puna.

Krimi ka ndodhur në rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes.

Sipas hetimeve paraprake, policia ka bërë me dije se 35-vjeçarja u ekzekutua nga një burrë i cili kishte dijeni mbi rrugën që do të përshkruante me këmbë shqiptarja dhe po e priste pranë banesës.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është ish-bashkëshorti i viktimës, Alfred Vefa, të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

Ndërkohë që janë marrë në pyetja dhe dy fëmijët e saj, djali 17-vjeçar dhe vajza 14-vjeçe.

35-vjeçarja kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me burrin dhe ishin distancuar nga njëri tjetri kohët e fundit.

Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetonte prej kohësh.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit, duke kryer kontrolle në të gjithë zonën dhe duke ngritur postoblloqe në rugët hyrëse dhe dalëse të provincës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026