Putin takohet me presidentin kinez, diskutohet për Ukrainën

15 Shtator 2022 | 16:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shpërndau medalje për disa nga ushtarët të cilët javën e kaluar rimorën qytetin e Balakliya nga forcat ruse.

Sipas presidentit Kundërofensiva e Ukrainës vazhdon të fitojë – rreth 8,000 km katrorë janë çliruar deri më tani, me sa duket të gjitha në rajonin veri-lindor të Kharkiv.

Por fitorja nuk është pa kosto – dëmi nga konflikti është shumë i qartë. Zelenskyy thotë se gjithçka ka nevojë për restaurim.

Zyra e tij publikoi një foto  ku u tha se një sulm rus me 8 raketa goditi një sistem hidraulik në qytetin e Kryvyi Rih. Tashmë ekziston frika e përmbytjeve në zonë.

Zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë nga ana tjetër pretendon se trupat e Moskës  kryen “sulme masive” në rajonin lindor të Kharkiv .

Por ata synuan kryesisht  pozicionet  ushtarake. Ai tha se 150 ushtarë ukrainas u “vranë dhe u plagosën”.

Ndërkohë,  presidenti Vladimir Putin do të diskutojë luftën në Ukrainë me udhëheqësin e Kinës Xi Jinping. Homologët do të takohen në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Deri më tani, Kina ka refuzuar të sanksionojë e të kritikojë aksionin e Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026