Putin thotë se ushtria ruse po përballet me probleme në Ukrainë

21 Dhjetor 2022 | 15:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtrisë ruse iu desh të mësonte dhe të rregullonte problemet me të cilat u përball në Ukrainë, duke premtuar se do t’i japë ushtrisë çfarëdo që i nevojitet për të vazhduar luftën.

Gjatë një fjalimi para shefave të mbrojtjes në Moskë, Putin tha se nuk ka kufizime financiare për atë që Qeveria do të ofrojë, në kuptim të pajisjeve ushtarake.

“Ne nuk kemi kufizime financiare. Shteti dhe Qeveria po ofrojnë gjithçka që ushtria po kërkon”, tha ai.

Putin e pranoi se mobilizimi i 300.000 rezervistëve, që ai e shpalli në shtator, nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

“Mobilizimi i pjesshëm që u krye shfaqi disa probleme, siç e dini të gjithë, që duhen menjëherë të adresohen”, tha ai.

Ai po ashtu iu referua edhe problemeve të tjera, të cilat nuk i specifikoi, me të cilat tha se ushtria është përballur dhe shtoi se për rregullimin e tyre kërkohet kritikë konstruktive.

“I kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes që të shikojë të gjitha nismat civile, përfshirë edhe ato që përmbajnë kritika, dhe t’iu përgjigjet në mënyrë të duhur”, tha ai.

Putin edhe më herët ka pranuar se ushtria ruse është përballur me probleme. Të martën, ai u tha zyrtarëve të sigurisë se situata në katër rajonet në Ukrainë, që Rusia pretendon se janë pjesë e saj, “ishte e komplikuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026