‘Putin turpëroi Rusinë’, liderët e G7 gati për raundin e ri të sanksioneve

9 Maj 2022 | 09:12

Në takimin virtual me liderët e G7 presidenti ukrainas Zelenski kërkoi më shumë mbështetje financiare nga vendet e pasura.

Së bashku me të ishte edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili e surprizoi Zelenskin me vizitën e tij në Kiev.

“Për aq gjatë sa lufta vijon, ne kemi nevojë nga 5 deri në 7 miliardë dollar në muaj ndihmë. Kur lufta të mbarojë, me rreth 600 miliardë dollarë do të rindërtojmë çdo gjë të shkatërruar nga Rusia, është një ndihmë e madhe për vendin tonë. Ne nuk kemi mundësi por ju po”, u shpreh Zelenski në mesazhin dërguar 7 vendeve të pasura.

Ai mbështeti edhe paketën e re të sanksioneve, e cila parashikon kufizime më të ashpra për importet dhe eksportet ruse  e po ashtu kritikoi Hungarinë e cila heziton të ndëshkojë ekonomikisht Rusinë.

Liderët  kritikuan presidentin Putin duke u shprehur se aksionet e tij në Ukrainë kanë turpëruar Rusinë.

G7 e cila bashkon shtatë kombet më të pasura mbështet raundin e ri të sanksioneve dhe është gati të ndihmojë për të fituar pavarësinë energjetike nga Rusia. Ata bënë thirrje për t’i dhënë fund bllokadës së Rusisë ndaj prodhimit dhe eksporteve të ushqimit në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara është i vështirë, por...
13:50 | 06/07/2026

Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny

Britania të hënën vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe dy instituteve kërkimore të lidhura me programin rus të armëve kimike, duke synuar ata që thuhet...
13:43 | 06/07/2026

Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani

Një tjetër grindje ka shpërthyer midis Princit Harry dhe familjes së tij, me njërën palë që thotë se ai kishte pranuar një ftesë për të qëndruar në...
13:20 | 06/07/2026