Putin zhvillon sot takimin e parë me një lider europian për luftën

11 Prill 2022 | 09:43

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer udhëton sot drejt Moskës ku do të pritet nga shefi i Kremlinit Vladimir Putin. Më herët kancerali zhvilloi një takim me presidentin Zelenskin në Kiev.

Kancelari u shpreh se dëshiron që të ndërtojë një urë komunikimi mes dy vendeve dhe ta ndalet lufta.

Që nga nisja e luftës në 24 shkurt, ky është takimi i parë i Putin me një lider europian.

“Ne jemi ushtarakisht neutralë, por kemi një pozicion të qartë për luftën e agresionit rus kundër Ukrainës”, shkroi Nehammer në Twitter.

Kujtojmë se Rusia është duke konsideruar që edhe Ukraina të ketë një status neutral duke ndjekur shembullin pikërisht të Austrisë.

Ndërkohë vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë. Së fundmi pjesa më e madhe e luftimeve është kryer në lindje të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026