Putin zotohet për “hakmarrje” ndaj atyre që tentojnë “të përçajnë” Rusinë

25 Korrik 2024 | 13:26

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të hakmerret ndaj kujtdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse, teksa lavdëroi efikasitetin dhe besnikërinë e agjencive të zbatimit të ligjit të shtetit të tij.

Putin ka përshkallëzuar shtypjen e shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe opozitës, teksa po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Ukrainë. Kundërshtarët dhe kritikët e Kremlinit ndiqen penalisht dhe dënohen me burgime të gjata.

“Ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit, të përçajnë shoqërinë tonë, të luajnë me ndjenjat fetare apo kombëtare, nuk do të kenë kurrë sukses”, tha Putin përmes një video-mesazhi të publikuar nga Kremlini më 25 korrik.

“Ata i pret një hakmarrje e pashmangshme”, shtoi ai.

Rusia rregullisht përdorë shprehje sikurse “spiunë perëndimorë” dhe “kukulla të Perëndimit” për të përshkruar ata që kundërshtojnë Kremlinin, përfshirë kritikët në vend.

Kremlini publikoi këtë video të Putinit për të shënuar “Ditën e hetuesve” dhe lideri rus nderoi agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, përfshirë Komitetin Hetues dhe shërbimin e sigurisë, FSB, që është pasardhës i KGB-së të kohës sovjetike.

“Hetuesit tregojnë besnikëri pa kushte për Atdheun dhe popullin tonë”, tha Putin.

Kritikët e Kremlinit thonë se fokusi i Rusisë në hetimin dhe ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë brenda vendit e bën shtetin të pambrojtur nga kërcënimet reale të sigurisë.

Pothuajse të gjithë kundërshtarët kryesorë të Putinit janë në burg apo janë larguar në mërgim.

Për të shtypur kritikat, Rusia aplikon dënime të ashpra për ata që kritikojnë veprimet ushtarake në Ukrainë, përderisa Putini vazhdimisht ka pretenduar se shoqëria ruse është e bashkuar sa i përket pushtimit rus të Ukrainës, të nisur në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026