Putin i drejtohet kombit, teksa kreu i Wagner udhëheq revoltën kundër ushtrisë ruse
Presidenti rus Vladimir Putin do t’i drejtohet kombit “së shpejti”, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, raportoi media shtetërore TASS.
Lajmi vjen pas pretendimeve se grupi mercenar Wagner ka marrë kontrollin ushtarak të një qyteti rus.
Në një përshkallëzim të papritur të luftimeve të brendshme ruse, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim kundër ushtrisë – megjithëse ai ka mohuar përpjekjen për një grusht shteti. Moska e akuzon atë për kryengritje të armatosur ndërsa ka vendosur masa kundër terrorizmit me automjete të blinduara që janë parë në rrugë.
Prigozhin thotë se forcat e tij kanë marshuar nga Ukraina në Rusi dhe kanë kontrolluar vendet kryesore në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don.
Prigozhin ka akuzuar ushtrinë ruse për kryerjen e një sulmi me raketa vdekjeprurëse ndaj trupave të Wagner në Ukrainë, të cilën ministria e mbrojtjes e mohon.
Ai postoi një video në të cilën thotë se forcat Wagner do të vazhdojnë të bllokojnë qytetin dhe do të shkojnë në Moskë nëse shefat e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimovn nuk e takojnë atë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë