Putini fajëson islamistët radikalë për sulmin në Moskë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 25 mars se sulmi terrorist në sallën e koncerteve, Crocus, në afërsi të Moskës, u krye nga islamistët radikalë.
Duke folur gjatë një takimi me zyrtarët qeveritarë, Putini tha se vrasjet u kryen nga ekstremistët “ideologjia e të cilëve, bota islamike, ka shekuj që lufton”.
Së paku 139 njerëz u vranë dhe më shumë se 180 të tjerë u plagosën gjatë sulmit në sallën e koncerteve, Crocus, në afërsi të Moskës më 22 mars, sipas zyrtarëve.
Putini nuk e përmendi Shtetin Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për këtë sulm, por përsëri u përpoq t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën, pa dhënë asnjë dëshmi të vetme.
Ne e dimë se krimi u krye nga islamistët radikalë… por, ne gjithashtu e shohim se Shtetet e Bashkuara po tentojnë t’i bindin satelitët e vet dhe vendet e tjera të botës se gjoja nuk ka asnjë gjurmë të Kievit në sulmin terrorist në Moskë”, tha Putin.
Kievi dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet e Putinit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mohoi çdo përfshirje në këtë sulm, duke thënë se Putini gjithmonë kërkon ta fajësojë “dikë tjetër”.
“Përsëri, ai e akuzon Ukrainën. Krijesë e sëmurë dhe cinike. Të gjithë janë terroristë për të, përveç vetes së tij, edhe pse ai ka dy dekada që ushqehet me terror”, tha Zelensky.
Më 24 mars, Shtëpia e Bardhë tha se përgjegjës i vetëm për sulmin në Moskë është Shteti Islamik Korasan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Organizuan sulmin në Moskë, kush janë terroristët e ISIS-K: Rreziku që paraqesin
- Sulmi në Moskë| Gjykata ruse akuzon katër persona për ‘akt terrorizmi’ (Fotot)
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë