“Putini gati të testojë NATO-n”, kryespiuni polak: Do pushtojë 2 shtete

9 Maj 2024 | 09:51

Vladimir Putin mund të jetë duke planifikuar një ‘mini-pushtim’ të një vendi të NATO-s në mënyrë që të testojë vendosmërinë e Perëndimit, shprehet kreu i shërbimit të kundërzbulimit të Polonisë.

Ai pretendon se Kremlini po shqyrton aneksimin e pjesëve të Estonisë dhe Suedisë, si pjesë e një plani më të gjerë për të marrë nën kontroll shtetet baltike nëse Ukraina bie.

“Putini sigurisht që është tashmë i përgatitur për një mini-operacion kundër një prej vendeve baltike, për shembull, për të hyrë në Narva [komunën në Estoni] të famshme ose për të zbritur në një nga ishujt suedezë”, tha zyrtari për mediat polake.

Javët e fundit janë parë një numër vendesh evropiane që kanë lëshuar paralajmërime për agresionin në rritje të Putinit, ndërsa anëtarët e NATO-s kanë filluar të bëjnë përgatitjet për fazën tjetër të luftës.

Polonia ka thënë tashmë se është e gatshme të presë armë bërthamore në kufijtë e saj, ndërsa Rusia kërkon të zhvendosë pjesë të arsenalit të saj bërthamor në Bjellorusinë fqinje dhe të fortojë Kaliningrad, një enklavë ruse e vendosur midis Lituanisë dhe Polonisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026