Putini siguron Macronin se nuk do ta përkeqësojë konfliktin me Ukrainën

Macron dhe Zelenskij CREDITS Reuters
9 Shkurt 2022 | 10:22

Presidenti rus Putin e siguroi presidentin francez Macron se nuk do t’i shtojë forcat ruse në kufi me Ukrainën. Kështu deklaroi Macroni për gazetarët.

“Kam siguruar një garanci se nuk do të ketë përkeqësim, apo përshkallëzim të situatës,” tha ai.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ushtarake në kufi me të.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake që nevojiten për një pushtim të plotë.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës nisën në vitin 2014 me aneksimin që Rusia i bëri Gadishullit të Krimesë.

Por kohët e fundit këto tensione janë shtruar, me Perëndim që paralajmëron për një sulm të mundshëm rus.

Macroni ka zhvilluar disa takime me qëllim zbutjen e tensioneve Rusi – Ukrainë.

Të hënën ai takoi Putinin, të martën presidentin ukrainas Zelenskij.

Pas këtyre takimeve, Macroni thotë se ekzistojnë shanset që kriza ukrainase të zgjidhet përmes dialogut.

Në kuadër të zbutjes së konfliktit Macroni takoi edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, së bashku me presidentin polak Andrzej Duda në Berlin, të martën.

Qëllimi i përbashkët i këtij takimi ishte “parandalimi i një lufte në Evropë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve

Peruja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në gati 800 distrikte në 22 rajone dhe Provincën Kushtetuese të Callao për shkak të rrezikut të menjëhershëm...
08:48 | 03/07/2026

 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi Indonezinë lindore të premten, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme, raportoi The Neë...
08:46 | 03/07/2026

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026