Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri pa leje.
Në kuadër të operacionit të koduar, policia ka vënë në pranga shtetasin Eris Mara, 32 vjeç, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij me të cilin ai qarkullonte, iu gjet një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio e ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.
Si rezultat i operacionit, në lagjen “Lef Sallata”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës