“Qebapi” turk kërkon statusin e mbrojtur në BE, priten ankesa nga “gjiroja” greke
Turqia ka aplikuar në Bashkimin Evropian për t’i dhënë pjatën e saj më të famshme, doner kebab, statusin e mbrojtur që gëzon tashmë pica napolitane dhe hamon serrano e Spanjës.
Termi vjen nga folja “donmek”, që do të thotë “të kthesh”, ndërsa shumica e evropianëve e quajnë thjesht qebap. Megjithatë, Turqia tani dëshiron ta regjistrojë këtë pjatë me emrin döner në Evropë, në mënyrë që vetëm ata prodhues që respektojnë metodën e regjistruar të prodhimit dhe specifikimet e produktit mund ta përdorin atë.
Nëse BE-ja pranon kërkesën e Turqisë, kjo do të thotë se fjala döner mund të nënkuptojë vetëm shpatullat e mëdha të viçit dhe qengjit “të prera horizontalisht në bërxolla 3-5 mm të trasha”, ndërsa bërxollat e pulës mund të jenë 1-2 cm të trasha, në varësi të llojit të shpendëve.
Në rast se kërkesa pranohet mund të priten ankesa nga fqinji i ngushtë dhe rivali i vjetër kulturor në të gjithë Egjeun.
“Pohohet se Greqia ishte vendi i parë në Evropë ku doneri u prezantua gjatë shkëmbimit të popullsisë midis Turqisë dhe Greqisë në vitin 1922. Në Greqi quhej gjyros”, sipas aplikimeve të Turqisë.
Konsultimet, të cilat tashmë kanë filluar, do të zgjasin tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe disa vende mund të sfidojnë regjistrimin duke ngritur çështje të pronësisë intelektuale.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku