Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti në Tiranë

14 Dhjetor 2023 | 08:25

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Tiranë.

Policia tha se ditën e sotme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi Rudolf Zefi, 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Drejtuesi i mjetit, Rudolf Zefi është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026