Qëllohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan, ministrja Manastirliu: Bluzat e bardha s’e meritojnë këtë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e konsideroi “akt agresioni ndaj institucioneve jetë-shpëtuese” ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku në lagjen Skënderaj u qëllua me gurë drejt një qendre spitalore.
Përmes një postimi në Facebook, i cili shfaqte në video qortimin e më-hershëm të kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla nga vendngjarja, ministrja “dënoi ashpër” rastin.
“Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm dhe mbështes po me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën,” – shkroi Manastirliu në Facebook.
Qendra shëndetësore në fjalë, e cila u shërben 7 mijë banorëve të lagjes Skënderaj në Elbasan, u qëllua me gurë pak muaj pasi qe rikonstruktuar. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm thyerje të disa xhamave.
“Bëj thirrje policisë t’i identifikoj autorët që goditën këtë godinë që i shërben qytetarëve, s’e di ku e gjejnë guximin të godasin institucionet e shëndetit publik. I bëj thirrje Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira sepse […] thirrjet qoftë me historira morgesh, apo rritje numrash personash të vdekur… ne jemi në Shqipëri dhe sipas zakoneve edhe në kushte të vështira jemi të gjithë bashkë,” – u shpreh Balla duke e konsideruar “motivim të poshtër” nga opozita sulmin ndaj qendrës shëndetësore.
Sulmet politike mes shumicës socialiste dhe opozitës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, kjo pasi kryetari i Partisë Demokratike pretendoi të enjten në një emision televiziv se numri i viktimave të pandemisë është rreth dyfishi, mirëpo brenda sistemit shëndetësor shifrat mbahen të ulëta qëllimisht.
Një ditë më pas, të premten, në media dhe në rrjetet sociale rrodhën foto nga morgu i Tiranës, të cilat shfaqnin një situatë kaotike duke trazuar jo-pak opinionin publik. Vetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, edhe pse u konfirmua mbingarkesa për shkak të pandemisë, publikimi i fotove u konsiderua me qëllim dashakeq.
Lexoni gjithashtu:
Publikimi i fotografive nga morgu, kreu i Mjekësisë Ligjore: Është inskenim
Akuzat e Bashës, Ministria e Shëndetësisë: Cenojnë rëndë dinjitetin e bluzave të bardha
Akuzat për fshehje të vdekjeve nga COVID, përgjigjen mjekët: Tronditëse, do thërrasim prokurorinë
Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta