Qëllohet me raketë anija amerikane në Detin e Kuq

15 Janar 2024 | 16:53

Një anije në pronësi të Shteteve të Bashkuara është goditur të hënën nga një raketë e shkrepur nga rebelët e lëvizjes jemenase, Huthi, në Gjirin e Adenit, njoftuan zyrtarët.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara e konfirmoi sulmin dhe i fajësoi rebelët huthi për të, shkruan rel.

“Anija ka raportuar se nuk ka të lënduar apo dëme të mëdha dhe po e vazhdon rrugëtimin”, tha Komanda Qendrore.

Firmat e sigurisë Ambrey dhe Dryad Global thanë për Associated Press (AP) se anija e goditur ishte Eagle Gibraltar, një anije për transportimin e mallrave me shumicë.

Anija është në pronësi të Eagle Bulk nga Konektikati i Shteteve të Bashkuara.

Agjencia detare e Britanisë së Madhe, UKMTO, e cila i mbikëqyr ujërat në Detin e Kuq, tha se sulmi ndodhi rreth 177 kilometra në lindje të Adenit.

Huthët e kanë shënjestruar këtë korridor jetik nëpër të cilin kalojnë furnizimet me mallra dhe energji nga Azia dhe Lindja e Mesme në drejtim të Kanalit të Suezit dhe pastaj në Evropë.

Rebelët huthi, të cilët mbështeten nga Irani, thonë se sulmet në ngushticën jetike të transportit të mallrave përmes Detit të Kuq po bëhen ndaj anijeve të ndërlidhura me Izraelin, si përgjigje ndaj luftës në Rripin e Gazës.

Forcat britanike dhe ato amerikane ditë më parë i sulmuan objektivat ushtarake të lëvizjes rebele jemenase Huthi, e cila mbështetet nga Irani, duke rritur frikën për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në Rripin e Gazës.

Të premten, në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja u sulmuan 28 lokacione dhe mbi 60 caqe nga raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë, luftanijet dhe nëndetëset. Sulmet goditën depo të armëve, radarë dhe qendra komanduese, sipas SHBA-së.

Forcat amerikane kryen, po ashtu, sulme ajrore të shtunën ndaj radarëve të rebelëve huthi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026