Qëllohet me thikë efektivi i forcave “Shqiponja” në Durrës
Një efektiv i Forcave Shqiponja është sulmuar me thikë në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, ndërkohë që efektivi është dërguar me urgjencë në spital. Burime bëjnë me dijes e efektivi është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë sqarohet se efektivët kanë shkuar në vendngjarje për të neutralizuar një person që po qarkullonte me thikë. Në momentin që policët kanë bërë shoqërimin e personit në fjalë në komisariat është lënduar lehtë në dorë një efektiv.
Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 11:00, Policia ka marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëviste në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit