Qëlloi me armë në ajër pas konfliktit me të riun në Berat, arrestohet 55-vjeçari
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi qëlloi me armë zjarri pas konfliktit fizik me një 25-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “30-vjetori”, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti midis 2 shtetasve, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për arrestimin e përgjegjësve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale procedurale, në kohë rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. M., 55 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se rreth orës 12:00, të datës 09.06.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. M., ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, sqaron policia.
Nga të shtënat nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.
Gjithashtu, për këtë rast u arrestua edhe shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Berat, sepse pas konfliktit, u largua, dhe nuk dha sqarime për rastin.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 49 vjeç (vëllai i shtetasit I. M.), pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret