Qëlloi me kallashnikov duke kërcënuar 35-vjeçarin, vihet në pranga i riu në Fier
Një 25-vjeçar që qëlloi me armë zjarri, për të kërcënuar një 35 vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më herët, është arrestuar.
Sipas njoftimit të policisë atij i është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, për të cilën nuk ishte i pajisur me leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Levan, Fier, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Levan.
Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve