Qëlloi me thikë 19-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori
23 Dhjetor 2024 |
18:07
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kotë, të Vlorës.
Sipas Policisë, shtetasi I. A., u godit me mjet prerës nga 44-vjeçari me iniciale L. Xh., banues në të njëjtin fshat. I dëmtuari po merr aktualisht kujdesin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Traumës.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi L. Xh., është arrestuar dhe materialet janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme mbi ngjarjen.
Nga ana tjetër, Policia ka ndaluar edhe të plagosurin, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Lajme të Sugjeruara
U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit